Aksident trafiku në Tunizi, 14 të vdekur dhe 70 të lënduar

Së paku 14 persona kanë vdekur në Tunizi, derisa 70 janë lënduar rëndë, në një aksident trafiku në mes të trenit dhe një kamioni, kanë bërë të ditur zyrtarë të ministrisë së punëve të brendshme për AFP, transmeton lajmi.net.

Bota

16/06/2015 13:01

Aksidenti ka ndodhur në El Fahes, rreth 60 kilometra larg qytetit kryesor të Tunisit gjatë bllokimit të trafikut, derisa ministri i transportit, Mahmud Ben Romdane, ka deklaruar për një radio lokale se numri i të vdekurve mund të rritet. (lajmi.net)

: Un train déraille à Bouarada, bilan provisoire 17 morts et 70 blessés > http://www.webdo.tn/?p=100555