Aksident trafiku në Slivovë, lëndohen tre persona
Një aksident trafiku është regjistruar sot rreth orës 14:30 në fshatin Slivovë. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo bëri të ditur se në aksident ishte i përfshirë një veturë dhe se të lënduarit kanë…
Lajme
Një aksident trafiku është regjistruar sot rreth orës 14:30 në fshatin Slivovë. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se në aksident ishte i përfshirë një veturë dhe se të lënduarit kanë pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Ahmeti, duke shtuar se rasti është duke u trajtuar nga njësiti rajonal i trafikut./lajmi.net/