Aksident trafiku në fshatin Besi, ka edhe të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Besi të Prishtinës.

Lajme

07/06/2020 20:15

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Besi të Prishtinës, ku për pasojë ka edhe të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në Besi. Policia është nisur për në vendin e ngjarjes si dhe emergjenca është njoftuar”, ka thënë Hoxha.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera shtesë, kështu që edhe numri i të lënduarve dhe gjendja e tyre shëndetësore akoma nuk dihen. /Lajmi.net/