Aksident në Zubin Potok, vetura përplaset me shtyllën elektrike – një pjesë e qytetit mbetet pa rrymë

Një pjesë e qendrës së Zubin Potokut ka mbetur pa rrymë, pas një aksidenti mëngjesin e sotëm kur një veturë është përplasur me një shtyllë elektrike, raporton Zubin Potok info. Policia e Kosovës ka konfirmuar për këtë medium se shoferi ka pësuar lëndime të lehta. Zëdhënësja e kompanisë “Elektrosever”, e cila furnizon me rrymë katër…

Lajme

22/09/2026 15:33

Një pjesë e qendrës së Zubin Potokut ka mbetur pa rrymë, pas një aksidenti mëngjesin e sotëm kur një veturë është përplasur me një shtyllë elektrike, raporton Zubin Potok info.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për këtë medium se shoferi ka pësuar lëndime të lehta.

Zëdhënësja e kompanisë “Elektrosever”, e cila furnizon me rrymë katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, Jovana Jovanoviq, ka bërë të ditur se ekipet ndodhen në terren. Sipas saj, stabilizimi i furnizimit me energji elektrike pritet të bëhet së shpejti.