Aksident në rrugën Mitrovicë – Pejë, lëndohet një person
Një aksident trafiku me lëndime është regjistruar sot rreth orës 13:20 në rrugën rajonale Mitrovicë–Pejë, saktësisht në segmentin rrugor që kalon përmes fshatit Broboniq. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në aksident është përfshirë një veturë. Përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar shoferi i automjetit, i cili është dërguar…

Lajme
Një aksident trafiku me lëndime është regjistruar sot rreth orës 13:20 në rrugën rajonale Mitrovicë–Pejë, saktësisht në segmentin rrugor që kalon përmes fshatit Broboniq.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në aksident është përfshirë një veturë. Përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar shoferi i automjetit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:20, në rrugën rajonale Mitrovicë–Pejë, në fshatin Broboniq, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë. Përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar shoferi i veturës,” ka deklaruar Zahiti për lajmi.net.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë çuar në aksident./lajmi.net/