Aksident në rrugën Lipjan-Shtime, policia në vendngjarje – nuk dihet nëse ka të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërsa policia u pa në vendngjarje. Për këtë lajmi.net, ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.