Aksident në Fushë-Kosovë, lëndohen dy fëmijë (Foto)

Në magjistralen që çon nga Prishtina në Fushë-Kosovë, para pak minutash ka ndodhur një aksident.

Lajme

19/06/2016 12:03

Siç mëson lajmi.net, në aksident janë përfshirë dy vetura. Policia dhe Ambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Një kalimtar rasti ka bërë të ditur se ka të lënduar por jo rëndë, ndërkaq në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë. /lajmi.net

aksident 1 aksident 2 aksident