Aksident në Dardani
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e aksidentit dhe kanë bërë të ditur se nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lajme
Një aksident mes një veture të tipit ‘Mercedes’ dhe një kombi, ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë.
Ky Aksident shkaktoi kolona në kryeqytet për më shumë se 30 minuta, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e aksidentit dhe kanë bërë të ditur se nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
(Kosovapress)