Aksident i rëndë trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zajm të Komunës së Klinës. Në aksident të përfshira janë tri vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti tre persona janë lënduar. Në lidhje me këtë, zëdhënës ii policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se të lënduarit janë dërguar në spitalin…

Lajme

25/03/2025 10:11

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zajm të Komunës së Klinës.

Në aksident të përfshira janë tri vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti tre persona janë lënduar.

Në lidhje me këtë, zëdhënës ii policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pejës, për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 09:23 policia ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Zajm. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe deri më tani tre persona janë të lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore , të cilët po merren me rastin./Lajmi.net/