Aksident i rëndë në Pejë, përplasen tri vetura – gjashtë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku janë përfshirë tri vetura. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Rugova ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35, ndërsa si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.…

Lajme

21/09/2026 20:36

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku janë përfshirë tri vetura.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35, ndërsa si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Policia po merret me rastin dhe po heton rrethanat e aksidentit. /Lajmi.net/