Aksident me fatalitet në Gjakovë
Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti përderisa ishte duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin.
Lajme
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në fshatin Osek Hylë të Gjakovës, ditën e së premtes.
Viktima nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e te cilit e konstaton ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. /lajmi.net