30 vjeçari humb jetën në një aksident në Janiqishtë të Malishevës
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur më 10 gusht në fshatin Janiqishtë të Malishevës, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë civile. Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50. Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, nga pakujdesia, ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës dhe është përplasur me pjesën ballore…
Lajme
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur më 10 gusht në fshatin Janiqishtë të Malishevës, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë civile.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50. Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, nga pakujdesia, ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës dhe është përplasur me pjesën ballore të veturës, raporton lajmi.net
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës dhe një person tjetër, të dy meshkuj kosovarë, janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Më 11 gusht, rreth orës 01:50, mjeku kujdestar ka konfirmuar se drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po hetohet nga organet kompetente./Lajmi.net/