Katër raste të dhunës në familje të raportuara në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24-orësh , sipas të dhënave të Policisë së Kosovës. Në Istog, rreth orës 18:00, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave, një grua dhe një burrë. Rasti është nën hetime. Në Deçan, rreth orës 08:00, një grua ka raportuar se bashkëshorti…
Lajme
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24-orësh , sipas të dhënave të Policisë së Kosovës.
Në Istog, rreth orës 18:00, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave, një grua dhe një burrë. Rasti është nën hetime.
Në Deçan, rreth orës 08:00, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj kishte tentuar ta sulmonte fizikisht. I dyshuari nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
Ndërkohë, dy raste të tjera të dhunës në familje janë raportuar më herët gjatë ditëve të fundit. Në Fushë-Kosovë, më 9 gusht, një grua ka njoftuar policinë se ishte sulmuar fizikisht nga një burrë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Në Mitrovicën e Jugut, më 4 gusht, një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Rasti është nën hetime nga njësitë përkatëse.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje të tjera për rastet, ndërsa hetimet përkatëse janë duke vazhduar.