Penguan dhe sulmuan zyrtarët policorë në Vushtrri, dy persona përfundojnë në mbajtje

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri pasi dyshohet se kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 11:35, në rrugën “Bedri Pejani” në Vushtrri. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë penguar dhe…

Lajme

11/08/2026 10:00

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri pasi dyshohet se kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 11:35, në rrugën “Bedri Pejani” në Vushtrri.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës”, thuhet në raportin policor.

Si pasojë e incidentit, zyrtarët e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.

“Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet më tej në raport.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe mbetet nën hetime. /Lajmi.net/