Kapen tri gjedhe pa dokumente në një kombi, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia
Policia ka ndaluar një automjet transportues në rrugën Laqiq-Sedllar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tri gjedhe. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 20:30, ndërsa në automjetin e tipit “Kombi” ndodheshin dy të dyshuar meshkuj kosovarë. “Gjatë kontrollimit brenda në automjet janë gjetur dhe konfiskuar…
Lajme
Policia ka ndaluar një automjet transportues në rrugën Laqiq-Sedllar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tri gjedhe.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 gusht, rreth orës 20:30, ndërsa në automjetin e tipit “Kombi” ndodheshin dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
“Gjatë kontrollimit brenda në automjet janë gjetur dhe konfiskuar tre gjedhe për të cilët dy të dyshuarit meshkuj kosovar nuk posedonin dokumentet e nevojshme”, thuhet në raport.
Policia dyshon se gjedhet ishin kontrabanduar nga Serbia për në Kosovë.
“Dyshohet që të njëjtit i kanë kontrabanduar nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës”, thuhet më tej në raport.
Me vendim të prokurorit, gjedhet janë konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Kontrabandim me mallra”. /Lajmi.net/