AKP’ja eliminon tetë kompani me renome botërore

Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka arritur të përzgjedhë kompaninë që do të këshillojë për mënyrën e riorganizimit të “Trepçës”,

Lajme

14/03/2014 06:00

Një komision vlerësues i AKP’së i ka eliminuar tetë nga nëntë kompanitë që kanë qenë në garë për këtë shërbim.

Bordi i AKP’së ka kërkuar një rivlerësim të ofertave, pasi dyshon se janë bërë gabime në vlerësim. Përveç kësaj, edhe kalimi i ligjit të ri të ndërmarrjeve publike në qeveri, i ka ndalur aktivitetet e AKP-së për “Trepçën”.

Dështimi i përzgjedhjes së ofruesit të shërbimeve profesionale për “Trepçën”, dyshohet se është ndikuar edhe nga vendimi i Qeverisë për transferimin e kësaj ndërmarrje në pronë publike, shkruan sot Koha Ditore.