AKP me aksion në veri, largohet inventari i Postës së Serbisë

Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke realizuar një aksion në veri të vendit. AKP ka nisur aksionin e heqjes së inventarit nga zyra e Postës së Serbisë, që gjendej në rrugën “Kralja Petra” në veri të Mitrovicës. Ky aksion i AKP-së është përcjellur nga zyrtarët policorë të Kosovës. Para objektit vazhdon të jetë një kamion…

Lajme

22/11/2024 12:19

Agjencia Kosovare e Privatizimit është duke realizuar një aksion në veri të vendit.

AKP ka nisur aksionin e heqjes së inventarit nga zyra e Postës së Serbisë, që gjendej në rrugën “Kralja Petra” në veri të Mitrovicës.

Ky aksion i AKP-së është përcjellur nga zyrtarët policorë të Kosovës.

Para objektit vazhdon të jetë një kamion i parkon në të cilin po ngarkohen inventarët e sekuestruar./Lajmi.net/