Akil Gjakova i jashtëzakonshëm – kalon në çerekfinale të Evropianit në Podgoricë
Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Garuesi kosovar e kaloi të tetën e finales pasi e bëri një hedhje spektakolare të kundërshtarit Victor Sterpu për të fituar me Ippon. Më herët, Gjakova, i cili po garon në kategorinë deri në…

Sport
Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Garuesi kosovar e kaloi të tetën e finales pasi e bëri një hedhje spektakolare të kundërshtarit Victor Sterpu për të fituar me Ippon.
Më herët, Gjakova, i cili po garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti francezin Maxime Gobert, i cili pësoi lëndim në gju dhe u tërhoq nga meçi pasi s’mundi të vazhdonte më.
Në rrethin e tretë, Gjakova u tregua më i mirë se kundërshtari moldav për ta siguruar kualifikimin në çerekfinale, ku do të ketë punë me gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvili.