Ajo ishte taksiste, por tani fiton para nga YouTube (Foto)

Natasha Lee ishte shofere taksie, por qëkur zbuloi sesi të bënte para nga YouTube, ajo ka hequr dorë nga profesioni.

Fun

15/11/2016 15:24

Por cili është profesioni i saj i ri?

Lee poston video që shihen nga miliona persona, ku i mëson atyre sesi të lyejnë thonjtë. Ajo ka krijuar edhe një studio ku regjistron videot.

 E pakënaqur nga puna si taksiste, 36 – vjeçarja nga Britania vendosi që pasionin që kishte për thonjtë ta çonte më larg.

Ajo filloi një kurs dhe pasi zbuloi dikë që postonte video në YouTube vendosi të bënte të njëjtën gjë.

Lee bëri edhe një trajnim 6 mujor tek website i videove dhe tashmë ka miliona shikues dhe bën aq të ardhura sa nuk ka nevojë të bëjë punë tjetër. /tvklan.al

q1

q2

q3