Aida Dërguti: VV-ja po i kryen favore Listës Serbe duke mos ia votuar nënkryetarin

Aida Dërguti, ka komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës. “Fillimisht me zgjedhjen e kryetarit të kuvendit u duk se u zgjidh kjo krizë, por hapi i dytë, që duket shumë i çuditshëm, pra ku diskohet për emra të përveçëm të nënkryetarëve, e që është absurd”. “Kjo nënkupton që veprimet e Vetëvendosjes tenton ta zvarris duke…

Lajme

01/09/2025 08:46

Aida Dërguti, ka komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.

“Fillimisht me zgjedhjen e kryetarit të kuvendit u duk se u zgjidh kjo krizë, por hapi i dytë, që duket shumë i çuditshëm, pra ku diskohet për emra të përveçëm të nënkryetarëve, e që është absurd”.

“Kjo nënkupton që veprimet e Vetëvendosjes tenton ta zvarris duke bërë qëllimisht një shkelje kushtetuese, që prapë do të kërkojë një afat shtesë të shqyrtimit të kërkesës kushdo që i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe me siguri e kanë planin që zgjedhjet parlamentare të jenë të njëkohshme me zgjedhjet lokale, nëse arrijnë ta bëjnë këtë”, tha Dërguti në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, Dërguti tha se në prag të zgjedhjeve lokale, VV-ja po i kryen një favor Listës Serbe, duke e problematizuar zgjedhjen e nënkryetarit të kuvendit nga kjo parti.

“Pra duke e problematizuar zgjedhjen e nënkryetarit nga Lista Serbe po i kryen një favor për këto zgjedhje lokale sepse e dimë që Rashiqi nuk përfiton nga kjo përkrahje apo nga kjo qasje që ka qeveria ndaj tij sepse votuesit serbë duan përfaqësuesit e tyre dhe jo dikë që instrumentalizohet nga Kurti”, tha ajo.