Ahmeti tregon pse LDK-ja nuk arriti koalicion me Fatmir Limaj

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, struktura e partisë ka diskutuar mundësitë e përbërjen e listës zgjedhore. Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti tha se Këshilli i Përgjithshëm i ka dhënë kryetarit Lumir Abdixhiku autorizimin për të vazhduar negociatat me parti të tjera përfshirjen e emrave të mundshëm brenda listës së LDK-së.…

Lajme

01/12/2025 21:38

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, struktura e partisë ka diskutuar mundësitë e përbërjen e listës zgjedhore. Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti tha se Këshilli i Përgjithshëm i ka dhënë kryetarit Lumir Abdixhiku autorizimin për të vazhduar negociatat me parti të tjera përfshirjen e emrave të mundshëm brenda listës së LDK-së.

Ahmeti la të kuptohet se sërish do të kenë negociata partia e tij me atë Nismës, për arritjen e ndonjë marrëveshje për pëtfshirjen e Fatmir Limajt në listën e LDK-së për deputet.

Ai tha se afati për koalicione parazgjedhore me parti të tjera ka përfunduar, prandaj LDK do të garojë e vetme, duke mbrojtur kështu siç tha ai qëndrimin e strukturave të saj politike dhe prioritetet e partisë.

“Natyrisht që ka pasur negociata, struktura është ajo që ka pasur impaktin më të madh në vendimmarrje. Tani për tani Këshilli i Përgjithshëm i dha autorizim prap kryetarit Abixhiku që të vazhdojë negocimin për hyrje brenda listës për deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur që të shkojë në garë pa koalicione, por brenda listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të ketë edhe emra të tjerë. Natyrisht që KP i dha autorizim kryetarit që të vazhdojë negociatat, por koalicione nuk do të ketë, sepse ka mbaruar ai afat”, tha Ahmeti pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.