Ahmeti: Pushteti qendror po do të na merr Gërminë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se sot komuna që drejton ai, ka pranuar një letër nga Minsitria e Administrimit të Pushtetit Lokal që shpërfaq një fillim të një prej shumë sfidave tepër të rëndësishme të qytetit karshi vendimeve të nivelit qendror.

Lajme

05/11/2014 17:01

“Për t’i rënë shkurt, është tentimi që parku i Gërmisë të shkon nën menaxhimin e nivelit qendror për ta larguar nga Komuna e Prishtinës. Ky park përveç që është destinim për 1 milionë vizitorë në vit, është edhe një prej tipareve kryesore të Prishtinës”, thotë Ahmeti.

Ai thotë se janë para një plani të mirëfilltë për menaxhimin e parkut në bashkëpunim dhe financim nga Komisioni Evropian dhe po ashtu në finalizim e sipër të donacioneve për mbrojtjen dhe rritjen e atraktivitetit të parkut të Gërmisë.

“Në këtë rast, si edhe me Pallatin e Rinisë e po ashtu edhe me reformat tjera, si qytetarë të Prishtinës duhet të jemi gati të shprehim përkushtimin tonë më të lartë për t’i ruajtur dhe promovuar vlerat PUBLIKE të qytetit tonë.

Deri në bërjen e qytetit”, përmbylli shkrimin Ahmeti në Facebook.