Ahmeti për Kurtin: Po bën kalkulime të votave

Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-anëtari i LVV, Shpend Ahmeti, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është duke bërë kalkulime zgjedhore dhe të votave me temat e mëdha që po merret. Në linjë të kësaj Ahmeti ka bërë komentuar mos takimin e Kurtit me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, duke thënë se më mirë i…

Lajme

28/06/2024 18:13

Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-anëtari i LVV, Shpend Ahmeti, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është duke bërë kalkulime zgjedhore dhe të votave me temat e mëdha që po merret.

Në linjë të kësaj Ahmeti ka bërë komentuar mos takimin e Kurtit me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, duke thënë se më mirë i pari i Vetëvendosjes të ishte i sinqertë me popullin dhe t’i lerë anash kalkulimet.

“Po bën kalkulim zgjedhor dhe të votave. Unë e kuptoj që janë zgjedhjet dhe është legjitime që secila parti me mendu për vota. Por nuk mendoj që nuk ia kanë lënë shenjë shumica e këtyre ndryshimeve të qëndrimeve. Ma mirë do të ishte i sinqertë dhe të del e të thotë kështu kam mendu, kështu ia kemi bërë. Ky është realiteti sepse shqiptarët nuk janë njerëz budallë e jo logjikë. Po ti sot mundesh me më thënë po të isha unë kryeministër do të shkoj deri të molla e kuqe. Po unë e admiroj atë farë idealizimi po e di që s’mund e bën atë punë”, ka thënë Ahmeti në “FIVE” të Dukagjinit.

Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, dorëzimi i kryekriminelit Milan Radoiçiq dhe sigurinë për mirëbesim dhe vullnet të mirë në procesin e dialogut, ishin tri kushtet e Kurti që i vendosi për takim me presidentin serb.