Ahmeti: Lufta jonë ka qenë e pastër si loti, këtë do ta dëshmojnë edhe njëherë krerët e UÇK-së në Hagë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka marrë pjesë sot në marshin e organizuar në kryeqytet “Drejtësi, jo politikë”. Ai ka thënë se lufta për liri dhe pavarësi ka qenë e pastër si loti, dhe ka pasur vetëm një ideal, atë të çlirimit të vendit nga okupatori serb. Për krerët e UÇK-së që po mbahen në…
Lajme
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka marrë pjesë sot në marshin e organizuar në kryeqytet “Drejtësi, jo politikë”.
Ai ka thënë se lufta për liri dhe pavarësi ka qenë e pastër si loti, dhe ka pasur vetëm një ideal, atë të çlirimit të vendit nga okupatori serb. Për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, ai ka thënë se do ta dëshmojnë edhe njëherë pastërtinë e luftës çlirimtare.
“Besojmë thellësisht në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Urojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë dhe në fund të triumfojë drejtësia”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Lajmi.net/