Ahmeti dhe Xhaferi sot në gjykatë

Në Gjykatën Themelore 2 për sot në ora 10:30 do të mbahet seanca e radhës kundër ish drejtorit të DSK-së, Sllobodan Bogoevski.

Lajme

25/05/2017 09:26

Kundër Bogoevskit,  lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish ministri Musa Xhaferi kanë ngritur padi për shpifje në lidhje me dëshminë e tij për rastin “Magjar Telekom” para gjykatës së qarkut në Nju Jork.

Rasti “Magjar Telekom” është një nga skandalet e mëdha që ka tronditur BDI-në dhe ish-kryeministrin Vllado Buçkovski, nga një dëshmi e dhënë nga një ish-shef  shërbimit sekret për akuza për korrupsion prej mbi 7,5 milionë euro.

Për dhënien e ryshfetit ndaj zyrtarëve të lartë, Prokuroria Publike kah mesi i vitit 2015-të hapi hetim pasi u publikua dëshmia e ish drejtorit të DSK-së, Slobodan Bogoevski para Gjykatës së Qarkut në Nju Jork, ku ai pohon se ish drejtorët e “Magjar Telekom” i kanë dhënë 2,5 milionë euro ish kryeministrit Vlado Buçkovski dhe 5 milionë zyrtarëve të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, që mos të hyjë ndonjë operator tjerë i telekomunikimit në Maqedoni./INA