Aguero shpjegon arsyen pse Foden duhet ta mbajë numrin 10 në fanellë

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero dëshiron që bashkëlojtari Phil Foden të mbajë numrin 10 në "Etihad".

Sport

26/05/2021 12:38

Aguero do largohet nga City si golashënues numri një në histori të klubit, ndërsa thuhet se do t’i bashkohet Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Dje, duke biseduar në ‘twitch’ ka shpjeguar arsyen pse Foden duhet të marrë numrin 10 në fanellë.

“Mendoj se numri 10 në fanellë duhet dhënë te Phil Foden. Disa thonë Kevin. Besoj se Kevin është mësuar me numrin 17 që e ka pasur në klube tjera, pra nuk mendoj se do e ndryshonte. Për këtë arsye, mendoj Phil Foden”, shkroi ai.

Ndërsa, argjentinasi për “Qyetarët” ka shënuar plotë 260 gola në 389 ndeshje./Lajmi.net/