Aguero e Garcia kundërshtarë të ish-skuadrës, Barcelona dhe Man City do të luajnë në një miqësore

Skuadra e Barcelonës dhe ajo e Manchester Cityt do të zhvillojnë një ndeshje miqësore.

Sport

10/06/2021 13:01

Barcelona dhe Manchester City do të luajnë në një ndeshje miqësore për nder të Juan Carlos Unzue dhe rritjes së vetëdijes kunër ALS, shkruan lajmi.net.

Ndeshja do të zhvillohet në kuadër të “Joan Gamper Trophy”.

Në këtë ndeshje do të ketë shumë ish-kolegë, vëmendja do të jetë e gjitha tek Sergio Aguero dhe Eric Garcia që sapo janë transferuar në “Camp Nou” nga Manchester City.

Edhe Pep Guardiola do të takohet me ish-skuadrën e tij. Ndeshja ka gjasa të ndodhë pas pushimit veror, diku në ndeshjet para-sezonale./Lajmi.net/