Aguero bëhet “shembull” si të mos ekzekutohet një penalti

Kun Aguero ka humbur një penalti ndaj Chelseat.

Sport

08/05/2021 19:31

Sulmuesi argjentinas ishte titullar në ndeshjen ndaj Chesleat në kuadër të xhiros së 35-të të Premierligës pas shumë kohësh, shkruan lajmi.net.

Por, ai pati një rast të mirë për të shënuar pas në minutat e fundit të pjesës së parë, u akordua një penalti në favor të Manchester Cityt.

Aguero morri përsipër përgjegjësinë për gjuajtjen e penaltisë, por e humbi atë.

Megjithatë, ishte mënyra e ekzekutimit e cila po bënë bujë në mediat sociale. Aguero u mundua që me një “Panenka” të shënojë, por Mendy e kuptoi këtë gjë dhe e mbrojti penaltinë.

Guardiola ishte i frustruar pasi ai mund të dyfishonte avantazhin në pjesën e parë.

Më poshtë mund të shihni penaltinë e humbur nga Aguero./Lajmi.net/