Agnesa Vuthaj i bashkohet sfidës për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës në familje

Agnesa Vuthaj i është bashkuar sfidës #iseeyouchallenge.

ShowBiz

25/11/2020 20:37

Modelja e njohur shqiptare, Agnesa Vuthaj, është kthyer edhe njëherë në emër të komentuar në media e publik, shkruan lajmi.net.

Kësaj radhe u duartrokit fakti se ajo u bë pjesë e sfidës për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës në familje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj)

Modelja e bëri të ditur këtë nëpërmjet publikimit të një fotografie në llogarinë e saj në Instagrami aty ku sigurisht se nuk kanë munguar edhe disa fjalë.

“Sot ne po vijmë së bashku me gra nga e gjithë bota për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës në familje! Gjatë pandemisë këtë vit, dhuna në familje ka vazhduar të rritet në mënyrë eksponenciale në të gjithë globin. Bashkohuni me fushatën tonë @ mission.org_official duke postuar një foto me dorën tuaj që mbulon njërën anë të fytyrës tuaj dhe më pas shënoni të paktën 10 gra që ju njihni për t’u bashkuar me sfidën tonë #iseeyouchallenge, për nder të muajit të ndërgjegjësimit për dhunën në familje”, ka shkruar Agnesa pranë postimit./Lajmi.net/