AGK për raportin e Freedom House: Qeveria e angazhuar në fushata kundër gazetarëve, me përpjekje për politizim të KPM-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas publikimit të raportit të Freedom House për lirinë e shprehjes dhe mediave. AGK ka shkruar se ky raport për lirinë e medies në Kosovë, liston një sërë problemesh me të cilat gazetarët dhe mediet janë ballafaquar gjatë vitit 2023 në Kosovë. “Përkundër faktit që Kosova ka një…

Lajme

24/04/2024 16:01

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas publikimit të raportit të Freedom House për lirinë e shprehjes dhe mediave.

AGK ka shkruar se ky raport për lirinë e medies në Kosovë, liston një sërë problemesh me të cilat gazetarët dhe mediet janë ballafaquar gjatë vitit 2023 në Kosovë.

“Përkundër faktit që Kosova ka një peizazh divers mediatik, duke përfshirë televizione, një kanal publik televiziv, radio stacione, dhe disa portale online, në përgjithësi liria e fjalës dhe shprehjes ka qenë disi e kufizuar, me disa incidente dhe trende shqetësuese në vitin 2023. Shumë medie hezitojnë të përfshihen në mbulim kritik për qeverinë. Gazetarët dhe mediet kanë hasur në disa pengesa, duke përfshirë mungesën e sigurisë në veriun e tensionuar të Kosovës e deri tek fushatat denigruese të shpifjes nga qeveria, sulmet nga bizneset dhe kërcënimet e kohëpaskohshme të medieve sociale”, thuhet në këtë raport dhe është cituar nga AGK.

AGK ka shkruar se sa i përket fushatave të Qeverisë kundër gazetarëve përmenden sulmet e zv/kryeministrit Besnik Bislimi dhe Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla ndaj Nacionales dhe Berat Buzhalës pas publikimit të audio incizimeve të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila me zyrtarë të Listës Serbe. Raporti vë në pah përpjekjen e Qeverisë së Kosovës për ta mbyllur televizionin Klan Kosova, dhe vendimin e Komerciales kundër përpjekjeve të MINT për ta mbyllur atë.

Postimi i plotë: