Agjenti: Reali dhe Liverpooli kërkojnë Vietton

Agjenti i Luciano Viettos ka konfirmuar se dy gjigantët europian, Real Madridi dhe Liverpooli janë të interesuar për shërbimet e klientit të tij.

Sport

03/03/2015 18:00

Real Madridi dhe Liverpooli janë duke kryesor garën e skuadrave europiane që kërkojnë shërbimet e Luciano Viettos, gjithnjë sipas agjentit të lojtarit.

“Ne e dimë se shumë skuadra të fuqishme e duan Vietton”, tha agjenti në mënyrë zyrtare për reporterët.

“Është një garë e madhe për shërbimet e tij. Real Madridi, Liverpooli dhe dy skuadrat gjermane janë duke e kërkuar kartonin e Viettos”.

“Unë mendoj se ai mund të largohet nga Villareali në fundin e këtij sezoni”, konfirmoi agjenti.