Agjenti konfirmon interesimin e Liverpool për yllin e Leeds Unitedit

Sulmuesi i Leeds Unitedit, Raphinha është padyshim një ndër sulmuesit më të talentuar.

Sport

14/10/2021 18:57

Pavarësisht që kaloi te Leeds para vetëm 12 muajve, ka qenë ndër më të mirët në skuadër, transmeton lajmi.net.

Deri më tani, Raphinha ka shënuar nëntë herë dhe dhuruar nëntë asistime në 38 ndeshje, gjë që ka bërë të këtë vëmendjen e disa klubeve evropiane.

Agjenti i brazilianit, Deco ka zbuluar interesimin e klubeve si Liverpool dhe Manchester United.

“Raphinha është bërë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në Premierligë, klubi e di që është rritur dhe kjo ndodhi normalisht”.

“Është i ri, ka shumë sfida përpara, ka disa klube që e duan si Liverpool, ishin disa bisedime, por asgjë zyrtare. Leeds dëshironte ta mbante për një tjetër sezon”.

“Raphinha është i lumtur te Leeds dhe do vijë koha kur do merr hapin e madh në karrierë, që të ecë përpara”.

“Ka edhe tre vite kontratë, por kontrata nuk definon sa qëndron ose nuk ndalon largimin”.

“Leeds është në dijeni, do dojë shitje të rëndësishme dhe Raphinha do rritet tutje”, deklaroi ai.

Ndërkohë, braziliani pritet që në verë të bëhet me skuadër të re, por nuk dihet sa para do kërkojë Leeds./Lajmi.net/