Agjenti i Ronaldos takohet sot me drejtuesit e Juventusit, diskutohet e ardhmja e portugezit

Cristiano Ronaldo vazhdon të lidhet me një largim nga Juventusi.

Sport

26/08/2021 11:34

Së fundmi interesim të fuqishëm për Ronaldon ka shfaqur skuadra e Man City, transmeton lajmi.net.

Sipas Romeo Agrestit, agjenti i futbollistit Jorge Mendes është i gatshëm të takohet me drejtuesit e Juventusit ku mund të merret ndonjë vendim për sulmuesin portugez.

‘Citizens’ thuhet se i kanë ofruar 36-vjeçarit një kontratë dy-vjeçare me pagë 15 milionë euro.

Megjithatë problem duket të jetë fakti që ‘Bianconerët’ kërkojnë të paktën 25 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre, ndërsa në anën tjetër Kampionët e Anglisë duan ta marrin falas.

Së shpejti pritet të ketë zhvillime të tjera për situatën e Ronaldos. /Lajmi.net/