Agjenti i Lautaro ‘shtang’ Barcelonën: Ai kurrë nuk ka thënë se nuk i pëlqen Real Madridi

Lautaro Martinez kurrë nuk e ka përjashtuar një mundësi transferimi te Real Madrid, thotë agjenti i tij Beto Yaque, por një lojtar që gjeneron spekulime të mëdha lidhur me një transferim te Barcelona pritet të respektojë një kontratë afatgjatë në Inter.

Sport

09/04/2020 14:07

Pasi erdhi nga Racing në Itali, Lautaro është bërë objektiv i top skuadrave të mëdha evropiane.

Kësaj gare padyshim i prin Barcelona, por duket se gara për ta transferuar sulmuesin e Interit nuk do të jetë e lehtë, përcjell lajmi.net.

Më herët u raportua se Lautaro kishte refuzuar Real Madridin, por këto pretendime i hedh poshtë agjenti i tij.

Beto Yaque i tha Mundo Deportivo: “Ai kurrë nuk ka thënë që nuk e pëlqen Real Madridin, vetëm se ai donte të kishte sukses në Racing”. /Lajmi.net/