Agjenti i Klopp konfirmon përfundimisht të ardhmen e menaxherit
Kohët e fundit ka pasur spekulime të shumta se Jurgen Klopp mund të largohet nga Liverpool për të marrë udhëheqjen e kombëtares së Gjermanisë.
Sport
Megjithatë, një gjë të tillë e ka demantuar pikërisht agjenti i menaxherit, Marc Kosicke, duke mos lënë vend për spekulim, përcjell lajmi.net.
Ai ka thënë se Klopp nuk do të largohet nga Liverpooli dhe ka tre vite kontratë me klubin.
“Puna e Klopp me Liverpoolin nuk ka mbaruar akoma”, ka thënë Marc Kosicke për Sport1.
“Ai ka një kontratë të cilën do ta respektojë. Vetë Klopp e ka bërë një gjë të tillë të qartë, duke mos lënë vend për spekulime”, përfundoi Kosicke.
Që kur u bashkua me The Reds në 2015, 53 vjeçari ka transformuar klubin e Liverpoolit duke fituar trofeun e Premierligës pas 30 viteve./Lajmi.net/