Agjenti: E kam thënë se Mendy do jetë ‘Mbappe i mbrojtësve të krahut të majtë’ dhe koha e ka dëshmuar

Agjenti i Ferland Mendyt, Yvan Le Mee ka folur lidhur me paraqitjet e fundit të francezit.

Sport

28/02/2021 23:44

Mendy është duke shkëlqyer te Reali duke i zërë pozitën Marcelos, derisa shënoi golin vendimtar në fitoren ndaj Atalantas, transmeton lajmi.net.

Së fundmi, agjenti i tij, Mee ka folur për mbrojtësin e krahut të majtë, për të cilin ka pasur besim që një kohë të gjatë.

“Para dy viteve, thashë ai do rikthehet në Kylian Mbapep të mbrojtësve të krahut të majtë dhe koha ka dëshmuar se isha i saktë”.

“Të përfaqësosh Real Madridin të përmirëson dhe nuk shoh ndonjë mbrojtës të krahut të majtë më të kompletuar se Mendy në ditët e sotme”, u shpreh ai.

Këtë edicion Mendy ka bërë 28 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar dy gola./Lajmi.net/