Agjenti: Duhet të pranohet, Real Madrid është ëndrra e Lukakut

Agjenti Federico Pastorello ka zbuluar se klienti i tij, Romelu Lukaku ëndërron për kalimin te Real Madrid.

Sport

28/10/2021 13:51

Belgu në verë kaloi te Chelsea nga Inter për 120 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, Pastorello ka zbuluar se Lukaku ëndërron kalimin te Real Madrid, që është ëndërr e futbollistit.

“Gjatë sezonit të fundit te Man United gjithmonë kishte Chelsean në kokë. Real Madrid gjithashtu, duhet ta pranoj. Kjo është një tjetër ëndërr që e imagjinon karrierën”, deklaroi agjenti.

Ndërkohë, Real Madrid nuk ka ndonjë interesim të madh për belgun, ngase ka bërë prioritet blerjen e Kylian Mbappe nga PSG dhe Erling Haaland nga Borussia Dortmund./Lajmi.net/