Agim Gerbeshi me flet-arrest ndërkombëtar del para gjykatës
Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, po mbahet seanca ndaj Agim Gerbeshit, I cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe detyrim. Seanca po vazhdon pa praninë e mediave. Gërbeshi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje më 03.02.2026. Ai dyshohet për dy vepra penale, atë të detyrimit dhe…
Lajme
Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, po mbahet seanca ndaj Agim Gerbeshit, I cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe detyrim.
Seanca po vazhdon pa praninë e mediave.
Gërbeshi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje më 03.02.2026.
Ai dyshohet për dy vepra penale, atë të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje
I njëjti ishte paraqitur në organet e rendit dhe më pas ishte arrestuar.
Gërbeshi kishte fletarrest ndërkombëtar pasi i njëjti nuk ishte hasur në shtëpinë e tij kur ishte kërkuar nga Policia e Kosovës para disa muajve.