Agim Aliu dënon ashpër sulmin ndaj gruas rome në Ferizaj, kërkon të ndëshkohen autorët

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu pas marrjes së njoftimit se një grua rome është sulmuar nga një grup të rinjsh në qendër të qytetit ka dënuar ashpër aktin e dhunës.

Lajme

31/05/2019 16:48

“Ky rast i izoluar më së paku shpërfaqë mikpritjen për të cilën dallohet qyteti ynë dhe tolerancën e kultivuar ndër vite mes njëri-tjetrit. Dënoj aktin e dhunës ndaj qytetares e cila është sulmuar sot nga një grup të rinjsh në Ferizaj dhe kërkoj nga organet e drejtësisë dhe sigurisë që në afat sa më të shpejt të marrin masat e nevojshme përkitazi me legjislacionin në fuqi. Institucionet komunale distancohen nga kjo dhunë dhe si të tillë, kërkojmë dënimin e kryesve të këtij akti të shëmtuar dhe kundër vlerave qytetare e njerëzore” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu, njofton Klan Kosova.

“Komuna e Ferizajt është e gatshme të ofroj gjithë ndihmën e nevojshme në kompetencën e saj për të trajtuar dhe ndihmuar në këtë rast”.