Agim Ademi: Të gatshëm për rritjen e kapacitetit të stadiumit ‘Fadil Vokrri’, presim përgjigje nga autoritetet

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar përsëri lidhur me stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Sport

21/06/2022 14:46

Së fundmi është zbuluar edhe projekti për rritjen e kapacitetit të stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

Stadiumi në Prishtinë pritet të zgjerohet me 8 mijë ulëse më shumë. FFK është në pritje të një përgjigjeje nga autoritetet përkatëse.

“Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse. Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm”, ka shkruar Ademi në Facebook, transmeton lajmi.net.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është stadiumin në të cilin kombëtarja e Kosovës dhe skuadra e Prishtinës luajnë ndeshjet si nikoqire. /Lajmi.net/