Agim Ademi pjesë e ndeshjes reviale të UEFA-s në Tiranë: Futbolli është bashkim dhe miqësi
Në prag të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila për herë të parë po mbahet në Tiranë, sot u zhvillua një ndeshje miqësore mes anëtarëve të këtij komiteti, ku mori pjesë edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, ishte gjithashtu i pranishëm në këtë ndeshje…

Sport
Në prag të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila për herë të parë po mbahet në Tiranë, sot u zhvillua një ndeshje miqësore mes anëtarëve të këtij komiteti, ku mori pjesë edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, ishte gjithashtu i pranishëm në këtë ndeshje reviale, e cila u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe sportive, raporton lajmi.net
Në një postim në rrjetet sociale, Ademi u shpreh se fusha e futbollit këtë herë u shndërrua në një hapësirë bashkimi, sportiviteti dhe miqësie.
“Kisha kënaqësinë të jem pjesë e këtij momenti të veçantë, së bashku me mikun dhe bashkëpunëtorin tim, presidentin Armand Duka”, shkroi Ademi.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e këtij takimi për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet përfaqësuesve të futbollit evropian dhe vendosi në pah mikpritjen shqiptare si një element të dallueshëm të këtyre ditëve në kryeqytetin shqiptar.
“Atmosfera që po krijohet këto ditë në Tiranë është një dëshmi e gjallë e mikpritjes shqiptare dhe e një miqësie gjithnjë në rritje me futbollin evropian”, shkroi ndër të tjera Ademi.
Postimi i plotë i Ademit:
Sot në prag të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që për herë të parë po mbahet në Tiranë, u zhvillua një ndeshje miqësore mes anëtarëve të këtij komiteti.
Përtej diskutimeve zyrtare, fusha e futbollit u shndërrua në një hapësirë bashkimi, sportiviteti dhe miqësie mes nesh.
I pranishëm në këtë ndeshje reviale ishte edhe presidenti i UEFA-s, z. Aleksander Čeferin.
Kisha kënaqësinë të jem pjesë e këtij momenti të veçantë, së bashku me mikun dhe bashkëpunëtorin tim, presidentin Armand Duka.
Atmosfera që po krijohet këto ditë në Tiranë është një dëshmi e gjallë e mikpritjes shqiptare dhe e një miqësie gjithnjë në rritje me futbollin evropian.
Takimet e tilla po ashtu krijojnë ura të reja bashkëpunimi, forcojnë lidhjet mes nesh dhe na kujtojnë se futbolli mbi të gjitha është pasion, respekt dhe bashkim./Lajmi.net/