Agim Ademi për homazhe në Prekaz: E kemi obligim moral të kujtojmë në vazhdimësi ata që na mundësuan të jetojmë të lirë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë me delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë bërë homazhe tek memoriali i familjes Jashari në Prekaz në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Ademi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rezistenca dhe sakrifica sublime e Familjes Jashari dhe e gjithë dëshmorëve…

Sport

06/03/2025 13:17

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë me delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë bërë homazhe tek memoriali i familjes Jashari në Prekaz në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Ademi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se rezistenca dhe sakrifica sublime e Familjes Jashari dhe e gjithë dëshmorëve tanë është gurthemeli i lirisë që ne sot e gëzojmë, shkruan lajmi.net.

“Si popull, por edhe si komunitet i futbollit, e kemi obligim moral të kujtojmë dhe të nderojmë në vazhdimësi me pietet ata që na mundësuan të jetojmë të lirë e në një shtet sovran. Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Ademi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: