Agger në vend të Puyolit

Barcelona ka gjetur zëvendësuesin e Carles Puyolit. Gjiganti katalan është i interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Liverpoolit, Daniel Agger.

Sport

02/05/2014 14:45

Barcelona do të bëjë përpjekje për transferimin e qendërmbrojtësit të Liverpoolit, Daniel Agger, kanë njoftuar mediat spanjolle.

Gjiganti katalan do të përfundojë një edicion që pritet të mbyllet me dëshpërim dhe asnjë titull të fituar. Agger ishte objektiv i Barcelonës edhe në të kaluarën dhe tani qarkullojnë njoftime se Barcelona ka ringjallur interesimin për 29-vjeçarin.

Kapiteni Carles Puyol do të largohet nga klubi në fund të sezonit duke detyruar trajnerin Tata Martino të transferojë një qendërmbrojtës të ri.

Agger ka përvojë të mjaftueshme dhe konsiderohet si zëvendësues ideal i spanjollit.

Agger ka bërë vetëm 17 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat këtë sezon, për shkak të problemeve me lëndime dhe rotacionit në ekip.

Dhe, kjo nënkupton se menaxheri Brendan Rodgers mund ta lirojë atë të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.