Agani thërret për një zgjidhje gjithëpërfshirëse të menaxhimit të mbeturinave
Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të martën u bë prezantimi i të gjeturave dhe rekomandimeve të projektit të Bankës Botërore “Vlerësimi i Sektorit të Menaxhimit të Mbeturinave në Kosovë”.
Lajme
Në këtë takim, ministri Ferid Agani deklaroi se çështja e menaxhimit të mbeturinave kërkon një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe jo e fragmentuar, e cila përfshin menaxhimin e mbeturinave me praktika moderne, ku participimi i sektorit privat do të jetë një vlerë shtesë, e gjithë kjo me qëllim të mbrojtjes së ambientit dhe shëndetit publik të qytetarëve të Kosovës.
Prezantimi i të gjeturave nga projekti i BB-së u fokusua në sasitë dhe llojet e mbeturinave, korniza ligjore dhe institucionale, praktikat në menaxhimin e mbeturinave, financat si dhe plani i reformave në menaxhimin e mbeturinave në Kosovës për periudhën e ardhshme 20 vjeçare.
Në këtë prezantim ishin të pranishëm përfaqësues të Bankës Botërore, MMPH-së, kompanive rajonale të mbeturinave, deponive, dhe përfaqësues të komunitetit të donatorëve në Kosovë, ku u shqyrtuan problemet, sfidat si dhe gjetja e zgjidhjeve më të mira të mundshme në periudhën afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjate.