Aeroporti që u bë më i ngarkuari në botë, shkaku i koronavirusit
Aeroporti Ndërkombëtar Anchorage i Alaskës, një aeroport “i vogël”, ekuivalent midis Nju Jorkut dhe Tokios – kohët e fundit ka pasur një ngritje të papritur të rëndësisë.
Fun
Madje, sipas CNN, përcjell Telegrafi, tani është aeroporti më i ngarkuar në botë … të paktën gjatë disa të shtunave.
“E Shtuna është një ditë e ngarkuar për operacione ngarkesash, e cila është buka dhe gjalpi ynë, por është gjithashtu dita më e ngadaltë për shërbimin e pasagjerëve”, shpjegon menaxheri i aeroportit Jim Szczesniak.
“Kështu, për shembull, të shtunën, 2 maj, ne në Anchorage kishim 744 operacione fluturimi, ndërsa Chicago kishte vetëm 579 dhe Atlanta kishte vetëm 529”.
Anchorage gjithashtu rrëmbeu shkurtimisht “titullin e më të ngarkuarit në botë të shtunën, më 25 prill”.

