Aeroplani rrëshqet në borë, bllokohen 1500 udhëtarë (Video)
Tre persona janë lënduar kur aeroplani rus i udhëtarëve ka rrëshqitur në botë dhe ka dalë nga pista pas aterrimit në aeroportin Kalinjingrad, kanë thënë zyrtarët.
Bota
Pas incidentit, rreth 1500 udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në aeroport në këtë qytet perëndimor rus, transmeton lajmi.net.
“Janë anuluar nëntë fluturime pasi që aeroporti është i mbyllur së paku deri në orën 18 sipas kohës lokale. Rreth 1500 njerëz po presin në aeroport”, ka thënë për mediat ruse zëdhënësi i aeroportit. /Lajmi.net/