Advocaat: Po mendoj dorëheqjen, faji i Shqipërisë
Selektori i Serbisë, Dick Advocaat ka treguar se është duke konsideruar paraqitjen e dorëheqjes. Për këtë, ai fajëson edhe Shqipërinë që thotë se i vuri të gjithë nën presion.
Sport
Dick Advocaat deklaroi se ai po merr në konsideratë mundësinë që të japë dorëheqjen nga posti i selektorit të Serbisë pas disfatës me përmbysje që skuadra e tij pësoi nga Danimarka në shifrat 3-1.
“Unë kisha një arsye që mora këtë detyrë. Dhe ajo ishte se kisha ndjesi të mira për këtë skuadër, se ne ishim të zotë të kualifikoheshim”, deklaroi Advocaat.
Pas gjithë atyre që ndodhën në këto muajt e fundit, dhe me dënimin e Uefas, të gjithë janë vënë nën presion, gjithçka mori mbrapsht pas asaj ndeshjeje me Shqipërinë, të gjithë jemi nën presion. Unë mendoj se duhet të jemi realist dhe mua më duhet të diskutoj për dorëheqjen e mundshme me njerëzit e Federatës Serbe”, u shpreh ai.