Adriatik Kajtazi emërohet asistent-trajner i klubit zviceran, Volley Schönenwerd
Ish-volejbollisti i Pejës, si dhe një prej lojtarëve më të mirë në kampionatin kosovar, Adriatik Kajtazi është emëruar asistent-trajner i klubit të volejbollit prestigjioz zviceran, Volley Schönenwerd. Kajtazi ishte pjesë e Pejës por në të kaluarën ka luajtur në Katar dhe Shqipëri, Zvicër, Maqedoni dhe vende tjera, përcjell lajmi.net. Në Kosovë është shpallur disa herë…
Sport
Ish-volejbollisti i Pejës, si dhe një prej lojtarëve më të mirë në kampionatin kosovar, Adriatik Kajtazi është emëruar asistent-trajner i klubit të volejbollit prestigjioz zviceran, Volley Schönenwerd.
Kajtazi ishte pjesë e Pejës por në të kaluarën ka luajtur në Katar dhe Shqipëri, Zvicër, Maqedoni dhe vende tjera, përcjell lajmi.net.
Në Kosovë është shpallur disa herë si lojtari më i mirë në vend, teksa ka dhënë kontribut të madh në Kombëtaren e Shqipërisë ndër vite.
Po ashtu, vitin e kaluar, ai ishte edhe ndihmës trajner i Kombëtares U20 të Kosovës.
Volley Schönenwerd është klub me bagazh e traditë të madhe në volejbollin zviceran, aktiv qysh nga viti 1980./Lajmi.net/