Adriano përfshihet në një skandal në Rio de Janeiro – i konfiskohet makina

Një nga talentët më të mëdhenj të futbollit dikur, Adriano, është përfshirë së fundmi në një skandal në Rio de Janeiro.

Sport

24/01/2022 18:16

Që prej kohës kur karriera e brazilianit mori rënien, ai ka qenë pjesë e shumë skandaleve, duke zënë hapësira nëpër media shumicën e kohës për gjëra të këqija.

Së fundmi, Adriano është kapur duke vozitur me patentshofer të skaduar dhe në nivel të alkoolit të tejkaluar, përcjell lajmi.net.

Policia braziliane i ka konfiskuar veturën ish lojtarit të Brazilit dhe Interit.

Mediat braziliane thonë se ish-lojtari është arrestuar në mes një operacioni të policisë, në Barra de Tijuca. /Lajmi.net/