Adriano feston me 18 prostituta

Sulmuesi brazilian Adriano assesi t’i ndahet dashurisë së tij për jetën e natës. Në Rio De Janeiro ai ka organizuar një ndejë ku të ftuara kishte 18 prostituta.

Sport

05/03/2015 15:49

Ofertat për t’u rikthyer në fushën e futbollit ngecin, njësoj sikurse forma e tij fizike.

Por, kjo nuk e parandalon atë që të bëjë atë që duket se e ka më së tepërmi dëshirë.

Sulmuesi brazilian Adriano ka organizuar një ndejë festive në Rio de Janeiro, ku kishte angazhuar 18 prostituta.

Ndeja mund ta merrni me mend se si përfundoi, kurse faturën në fund e pagoi vetë Adriano: 30 mijë euro.